Lajmet e fundit

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë, e cila pritet të mbahet në orën 16:00, deputetët e Listës Serbe mund të mos jenë prezent, njofton Klan Kosova.
Deputetët e kësaj partie aktualisht gjenden në Beograd ku do të takohen me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.
Ata kanë paralajmëruar një konferencë për media në orën 14:00, ndërsa seanca e paraparë të filloj në orën 16:00, ka gjasë të ketë vonesa.
Ndërsa i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë që ka një mori prioritetesh pas formimit të qeverisë, pa i specifikuar aktivitetet e para që do të ndërmerren nga qeveria e re.
Haradinaj ka deklaruar që ka vullnet dhe se gjithnjë do t’i shërbej vendit të tij, në një intervistë për Klan Kosova.