Lajmet e fundit

Ajo është gruaja e miliarderit që po i kryeson listat si kandidati favorit për president të Amerikës nga Partia e Republikanëve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Melania Trump, gruaja e Donald Trump që tashmë është më i përfoluri i mediave në amerikë, ka shumë gjasë që të jetë zonja e radhës që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Melania është 45 vjeçare dhe ishte lindur e rritur në Sevnica në Slloveni, nga prindërit Viktor dhe Amalija Knavs. Disa dokumente të Arkivës Shtetërore të Sllovenisë, dëshmojnë se babai i saj ishte pjesëtar i Ligës Komuniste.