Lajmet e fundit

Ish-deputeti Astrit Patozi ka deklaruar sot se nuk do të jetë një ndër kandidatët për garën e kreut të Partisë Demokratike.
Ndërkohë gara për kreun e selisë blu vijon të jetë e hapur.
Patozi, që u la jashtë listave për deputetë të demokratëve deklaroi në "Opinion" se Basha po bën një farsë me garën në parti. Patozi thekson se Basha duhet të jepte dorëheqjen nga kreu i partisë dhe pastaj të hynte në zgjedhje.
Deri më tani kanë shpallur publikisht kandidaturën kreu i PD Lulzim Basha, i cili do të sfidohet nga Eduard Selami.
Ndërkaq, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shprehur se Basha është përgjegjësi kryesor por jo i vetëm për humbjen.