Lajmet e fundit

Pas raportimeve se për nder të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, vendin tonë do ta vizitojnë dy ish-Sekretaret e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright dhe Hillary Clinton, Klan Kosova ka kontaktuar me Zyrën e ish-Presidentes Atifete Jahjaga për të marrë një përgjigje lidhur me këtë vizitë të mundshme.
Në një përgjigje përmes telefonit Jeta Aliu, këshilltare pranë zyrës së Jahjagës i tha klankosova.tv se lista me të ftuarit është në proces të përpilimit dhe do t'i dorëzohet për aprovim Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s i cili këshill u themelua nga Qeveria më 26 mars.
" Ky këshill udhëhiqet nga ish-Presidentja Jahjaga. Këshilli Organizativ ka kompetenca vendim-marrëse rreth organizimit të ngjarjes, ka mbajtur takimin e parë dje. Ekipi Zbatues, ka mbajtur i cili do të merret me organizimin e ngjarjes, merret edhe me krijimin e listës së të ftuarve, dhe posa të përfundoj do ta prezantoj këtë listë para Këshillit Organizativ për aprovim".
Ajo njëherit ka theksuar se kjo iniciativë për organizimin e ceremonisë është iniciativë e katër Presidentëve, Hashim Thaçit, Atifete Jahjagës, Behgjet Pacollit dhe Fatmir Sejdiut.
"Shënimi i 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë (12 qershor 1999-12 qershor 2019), si agjendë shtetërore është iniciativë e katër Presidentëve: Thaçi, Jahjaga, Pacolli dhe Sejdiu".
Madeline Albright dhe Hillary Clinton, si sekretare të Shtetit dhanë kontribut të madh për çlirimin dhe shtetformimin e Kosovës./klankosova.tv/.