Lajmet e fundit

Ende nuk dihet nëse do të intonohet himni kombëtar në manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Pavarësisht kësaj këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Edon Myftari ka thënë se është protokolli i shtetit ai që do të vendos për këtë çështje. Megjithatë sipas tij duhet të respektohen simbolet e shtetit.
Mosintonimi i himnit kombëtar gjatë manifestimit të vitit të kaluar që u mbajt në kazermën "Adem Jashari" pati nxitur reagime të shumta.
Më i ashpri në këtë drejtim ishte përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari i cili gjatë fjalimit të tij e pati quajtur turp mosintonimin e himnit kombëtar, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, një ditë më parë, për organizimin e manifestimit të Epopesë së UÇK-së i cili mbahet nga datat 5, 6 dhe 7 mars Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro.