Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, i sheh të vogla mundësitë e arritjes së një koalicioni parazgjedhor ose paszgjedhor me PSD-në, anëtarët e të cilës deri para një viti ishin pjesë e VV-së.
“Jo nuk mendoj që do të ketë koalicion parazgjedhor me PSD-në. Për mendimin tim nuk do të ishte i mirë së ardhurdh koalicioni me PSD-në as paszgjedhor, por mbetëm i rezervuar”.
“Nuk e di se si do të shkojë rrjedha. Por, po të pyetsha personalisht, së pari jam i bindur që ky subjekt politik nuk do ta kapërcej pragun në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai për “Blic InterView me Astrit Gashin” që transmetohet në Klan Kosova.
“PSD-ja mund të shkrihet në AAK ose mund të ketë shkapërderdhje në parti tjera që të sigurojnë vota. Është e dhimbshme ku ishin dhe ku do të përfundojnë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.