Lajmet e fundit

Ekipi i Klan Kosovës po qëndron pranë qebaptores në Gjakovë ku mandatari Glauk Konjufca po drekon me kandidatin për kryetar të Gjakovës, Ardian Golën.
Ai nuk u prononcua më herët për mediat sa ishte në vizitë në Pejë, dhe mbetet të shihet në se do t'i thotë dy a tri fjalë këtë herë.
"Jemi shumë pak larg Qebaptores ku tashmë mandatari Glauk Konjufca është duke drekuar bashkë me kryekandidatin për kryetar të kësaj komune, Ardian Golën", raporton gazetarja Gremisa Latifi.
"Të dy këta erdhën të shoqëruar nga njëri-tjetri. Kujtojmë që kjo vizitë e Glauk Konjufcës erdhi pas asaj që e kishte bërë në Pejë, tek Taulant Kelmendi, i cili në sheshin e Pejës u panë duke pirë çaj".
"Siç duket, Glauk Konjufca e ka rezervuar Gjakovën për të ngrënë ushqim dhe për të drekuar bashkë me Ardian Golën".
"Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu edhe sigurisht do të kemi pyetje për të dy nëse ky takim i tyre mund të konsiderohet edhe si fushatë, pikërisht në ditën e zgjedhje, pikërisht në kohën kur edhe ka heshtje zgjedhore", vijon Latifi.