Lajmet e fundit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e anëtarëve të komisionit "ad hoc" për Vettingun duket se ka dështuar.
Nga të dhënat e fundit mësohet se Kuvendi do të mblidhet një ditë tjetër.
Shkak për shtyrjen është bërë edhe mungesa e opozitës, shkruan Lapsi.al.
Gjatë ditës kryeministri Edi Rama u takua dy herë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ku në fokus ka qenë pikërisht çështjen e vettingut. Opozita duket e vendosur në qëndrimin e saj për të mos u bërë pjesë e këtij procesi pa qeveri teknike.