09.09.2017 · përditësuar para 3248 dite1 min lexim
Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë se kur të kthehen në Kosovë do ta japin vendimin përfundimtar për Haradinajn.
Rakiqi së bashku me deputetët e listës së tij janë rrugës për në Kuvendin e Kosovës, ata pritet që brenda një ore të jenë në sallën e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Ndërsa vetë Rakiq për Klan Kosova ka thënë se janë kontrolluar më rreptësisht në pikën kufitare në Merdare, për dallim nga rruga e shkuarjes në Beograd.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.