Një rikthimi të mundshëm si banore brenda shtëpisë së “Big Brother”, Ana Kabashi i ka thënë jo.
E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, artistja tha se ka marrë ftesë, por ende nuk e sheh veten të gatshme për një pjesëmarrje tjetër në një ‘reality show’.
“Tani për tani, jo. Më është bërë ftesa në Shqipëri vitin e kaluar, por nuk mundesha të shihja veten duke marrë pjesë”, tha Kabashi.
Ndiqni detajet e plota:
https://youtu.be/hhlEd-m9S6k
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.