11.09.2015 · përditësuar para 3978 dite1 min lexim
Me rastin e shënimit të përvjetorit të 14 të sulmeve terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë shtizë flamurin amerikan tek shtatorja e presidentit Bill Clinton, në Prishtinë.
Ky aktivitet u organizua nga shoqata “Miqtë e Amerikës”në bashkëpunim me policinë. Kosova i përkujtoi viktimat e ngjarjeve të 11 shtatorit të 2001 edhe me një ekspozitë e cila u hap në ambientet e Fakultetit të Edukimit.
Me këtë rast, studentët e këtij fakulteti së bashku me nxënësit e shkollës fillore "Ismajl Qemajli" në Prishtinë prezantuan punimet e tyre artisike kushtuar Amerikës dhe paqes nëpër botë, njofton Klan Kosova.
Sipas organizatorëve me këto punime, është përcjellë mesazhi që kurrë mos të ndodhin akte të tilla terroriste askund në botë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.