Lajmet e fundit

Presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter, po ballafaqohet me një pezullim të përkohshëm 90 ditor.
Anëtarët e Komintetit të Etikës në FIFA, kanë rekomanduar këtë pezullim pasi që avokati zvicran ka hapur një procedurë kundër Blatter.
Ai është akuzuar për nënshkrimin e një kontrate të cilësuar si “të pafavorshme” në trupin qeversisës të futbollit kështu duke bërë një “pagesë jo lojale” Presidentit të UEFA-së, Michel Platini.
“Lajmi i është komunikuar presidentit këtë pasdite”. “Ai është i qetë, mbani mend që ai është babai i komitetit të etikës”. “Ky pezullim është për 90 ditë, por ai për momentin nuk është i pezulluar”. “Komiteti nuk e ka bërë ende vendimin dhe takimet janë duke vazhduar”, është shprehur këshilltari i Blatter, Klauss Stohlker.