Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 90 aktakuza kundër 107 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë 2 kërkesa për sekuestrim, nga kërkesa e parë janë sekuestruar, 1 automjet (VW-Pick-Up), çelësat e automjetit, masë drusore e llojit breu, në sasi ende të pacaktuar.
Një automjet (VW-Pick-Up- Shkoda), çelësat e automjetit, masë drusore e llojit breu, në sasi prej 1 m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar gjëra ushqimore në vlerë prej 342.03 €, për shkak të veprës penale ”Tregtia e ndaluar”.
75 litra birrë Zajecarsko;
- 24 copë mazë;
- 20 copë keksa Plazma;
- 40 copë margarinë Vital;
- 39 litra jogurt ;
- 10 copë pete për tortë;
- 40 copë çips Marbo;
- 6 kilogramë keks Bevita;
- 18 litra verë;
- 12 copë majonezë;
- 24 copë vatë higjienike;
- 24 copë qumësht;
- 16 copë vegetë.