Lajmet e fundit

Gjatë javës së fundit, Policia e Shqipërisë ka evidentuar në të gjithë vendin 35 raste ndërtimesh pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht po aq autorë, ku 9 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, 24 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, shkruan Top Channel.
Sa u përket masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, janë evidentuar gjithsej 16 raste në vend, autorët e të cilave ndiqen në gjendje të lirë që të gjithë.
Në lidhje me organizimin e lotarive të palejuara, forcat blu kanë evidentuar 5 raste, e të pestë autorët ndiqen në gjendje të lirë.
Vetëm për aksionet që i përkasin tematikës së fundit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 makineri lojërash fati, një rulotë, 14 kompjuterë dhe 6 televizorë.
Këto masa, siç paralajmërojnë strukturat e Policisë së Shtetit, do të vijojnë edhe në javët në vazhdim.