Lajmet e fundit

Kur Christine Quinn u martua në maj të këtij viti, një grua e veçantë ishte jeta dhe shpirti i partisë martesore, gjyshja e saj 89-vjeçare.
Christine zgjodhi gjyshën Betty ( Elizabeth Govern) të jetë një shoqëruese e saj, së bashku me motrën dhe dy miqtë e saj, sepse ajo është shoqja e saj më e mirë.
“Vendimi ishte e lehtë për fuqinë e marrëdhënieve tona”, shpjegoi Christine.
“Kush nuk dëshiron që shoqja e saj më e mirë të qëndroi pranë në ditën e dasmës”.
Edhe pse vendimi i Betty ishte i vështirë në fillim, Christine e kishte pyetur atë për më shumë se 10 herë dhe ajo përfundimisht vendosi të qëndronte pranë mbesës së saj që u martua me Patrick, me datë 2 të muajit Maj, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte veshur të njëjtin fustan sikur shoqërueset e tjera, të gjitha në të njëzetat e tyre, edhe pse secila ka stilin e tyre individual.
Christine tha: “Gjyshja ime ka vallëzuar tërë natën, duke përfshirë edhe një moment të mahnitshëm kur ajo dhe bashkëshorti im, kërcenin së bashku”.