Lajmet e fundit

Përmbytjet në veri dhe në qendër të Kinës kanë lënë të vdekur të paktën 87 persona, disa të zhdukur e mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Provincat Hebei dhe Henan janë goditur më së shumti nga përmbytjet më të rënda ndonjëherë e gjithashtu edhe nga rrëshqitjet e dheut.
Afërsisht 50,000 shtëpi janë shkatërruar në Hebei, ku 72 persona kanë mbetur të vdekur, përderisa 18,000 shtëpi janë dëmtuar në Henan ndërsa 15 persona kanë vdekur.
Autoritetet kineze kanë deklaruar që do të sigurojnë fonde për të ndihmuar zonat e prekura.