Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 87 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 19 persona të dyshuar dhe janë 12 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 17 personave.
Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave, si dhe ka ngritur 35 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre persona, për 48 orë, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, si dhe, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, si dhe, ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, trupi i pajetë i një personi, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.