Lajmet e fundit

86 vjeçarja, Millie Taylor-Morrison, së fundmi ka ecur drejt altarit në një fustan që e ka dizajnuar vet duke mahnitur kështu të gjithë të pranishmit.
Ajo ka qenë modele më shumë se 50 vjet më parë dhe duket qartë se nuk e ka humbur fare sharmin prej modeleje, transmeton Klan Kosova.
Mbesa e saj. Khadija, i postoi fotografitë e dasjës së gjyshes në Facebook dhe brenda pak kohe fotografitë u pëlqyen më shumë se 100 mijë herë.
“Ajo sapo ka mbushur 86 vjet dhe burri i saj do i mbush 86 në dhejtor. Gjyshi dhe gjyshja ime ishin martuar para 41 viteve por ai ndërroi jetë. Ajo e gjeti dashurinë e jetës së saj sërish pas 25 vitesh dhe e gjithë familja jemi shumë të lumtur për ta”, tha mbesa e saj Khadija.
Dhëndrri Harold Morrison e ka njohur Nana Millie tash e 60 vjet më parë. Para disa viteve Harold u sëmurë dhe të dy vendosën të jetëojnë së bashku.
Millie u kujdes shumë për të dhe kur Harold u shërua vendosën që të martohen.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga dasma e veçantë e këtyre dy të moshuarve.




