Lajmet e fundit

Shumica e popullsisë në 85 vjeç do të kënaqeshin me diçka të vogël - por këtu është një që jeton në lartësi.
Trish Wagstaff shpenzon ditët e saj duke bërë shumë aktivitete të guximshme, duke përfshirë hedhjen me parashutë, transmeton Klan Kosova.
Trish tha për Mirror: “Shumica nga miqtë dhe familjarët e mi mendojnë se unë jam absolutisht e krisur”.
“Unë fillova të merrem me këto aktivitet një vit pasi vdiq burri im, por nëse ai do të ishte gjallë, s’do më lejonte”.
E veja, kërkoi nga pensionistët e tjerë që mënyrën e jetesës ta mbushin me aktivitete.
Ajo tha: “Shumë njerëz në moshën 70-vjeçare më kanë thënë: ‘Nuk mund ta bëj, jam tepër e vjetër’.
“Do t’i nxisja pensionistët që të mos thonë ‘jam e vjetër’, por të ngrihen e të bëjnë diçka”.





