21.09.2016 · përditësuar para 3584 dite1 min lexim
Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur, Leonard Cohen duket se pavarësisht moshës, nuk do të ndalojë së prodhuari muzikë.
Ndonëse Cohen që njihet si mbreti i poezisë rock ka mbushur 82 vjet, ai së shpejti do të lansojë albumin e tij më të ri, të katërmbëdhjetin me radhë.
“You Want It Darker” mban emrin albumi më i ri që do të lansohet me 21 tetor të vitit 2016, ndërsa kënga që mban emrin e njejtë si albumi, është lansuar sot, transmeton Klan Kosova.
Sipas kritikave, ky album reflekton perspektivën e një gjeniu që ka kaluar një jetë të gjatë duke u përballur me të me sinqeritet të thellë, derisa muzika e tij shprehet autentike, me shumë bukuri.
https://www.youtube.com/watch?v=2FpwjQLZTTs
https://www.youtube.com/watch?v=F3GFC_DgtuY
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.