Lajmet e fundit

Shumica e popullsisë në Gjermani besojnë se SHBA-ja nuk është partner i besueshëm për Berlinin, ku është fjala për bashkëpunimin politik.
Kështu ka dalë nga një sondazh i ri që është bërë pas deklaratës së Kancelares Anglea Merkel, se Evropa nuk mund të mbështetet më në Washingtonin, shkruan RT, përcjell Klan Kosova.
Ky sondazh i kryer nga ZDF, ka gjetë se 82 përqind e gjermanëve besojnë se SHBA nuk është partner i sigurt me vetëm 14 përqind që besojnë në të, kurse pjesa e mbetur prej 4 përqind janë deklaruar si të pasigurt.
“Evropa duhet ta marrë fatin e vet në duart e veta”, ka thënë muajin e kaluar Merkel.
“Nuk është shumë larg rasti kur Shtetet e Bashkuara thjeshtë nuk do të na mbrojnë”.
Kjo deklaratë e saj ka ardhur pas vendimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, pavarësisht se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e saj.
Lidhur me këtë 65% e gjermanëve janë deklaruar se besojnë që kjo marrëveshje mund të ketë sukses edhe më tutje./Klan Kosova/