Lajmet e fundit

82 mijë euro është shpërblimi për personat që japin informacione në lidhje me vrasjen e zyrtarit doganor të EULEX-it, Audrius Senavicius.
Kjo u bë e ditur nga zyrtarët e BE-së dhe EULEX-it gjatë një konferencë për media në zyrën e bashkimit evropian në veri të Mitrovicës, pikërisht në ditën kur bëhen tri vite që kur Senavicius u vra duke shkuar në punë (19 shtator 2013), njofton Klan Kosova.
Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive Jean Michel Cede, Prokurori i EULEX-it Damare Theriot dhe Komandanti Rajonal i PK-së në veri, Nenad Djuric, kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët se kushdo që ka informacion për vrasjen e tij, të paraqiten në zyrën e bashkimit evropian ose t’i drejtohen EULEX-it.
Të gjitha informacionet do të jenë konfidenciale.