Lajmet e fundit

Emily Prior, është një vajzë 8 vjeçare, e cila ka bërë përpjekjet e para të saja për modelizëm, pavarësisht se vuan nga paraliza cerebrale, përcjellë Klan Kosova.
Vogëlushja, kishte lindur 3 muaj më herët ndërsa prindërit e saj Jen dhe Luka Prior tani 40-43 vjecar, thanë se ishte e pamundur që të mbijetonte nëse nuk lindte në atë kohë.
Ajo u dërgua në mjek të ndryshëm, në Perth të Australisë, por ata paralajmruan prindërit që ajo nuk është në gjendje të ecte.
Megjithatë, trimëresha Emily nuk u dorëzua asnjëherë transmeton Klan Kosova, ajo punoi përtej kapaciteteve të saja duke stimuluar prindërit të vazhdonin më tutje duke e stërvitur dhe ajo arriti të bëjë këtë vit hapat e saj të parë.
Ndërsa disa muaj më vonë ajo u angazhua në një agjension modelimi.
Ajo kishte diskutuar më mamin e saj, rreth një katalogu të modelimit dhe aty ishte nxitur dhe emocionuar paksa duke e pyetur se:
‘’Pse mami asnjë nga modelet këtu nuk janë me aftësi të ngjajshme si unë’’.
Ndërsa e emocionuar duke folur për vajzën trime, nëna e saj Jen tha se nuk jam lodhur asnjëherë për ta parë Emilynë duke ecur me këmbët e saj, e në këtë kohë ajo mund të eci rreth 500 metra pa ndihmën e shkopinjve të saj dhe duket mjaft energjike gjatë gjithë kohës.