25.01.2016 · përditësuar para 3841 dite1 min lexim
Më poshtë janë 8 ushqimet që pastrojnë fytyrën dhe ju bëjnë të ndiheni më të shëndetshëm.
Avokado - Një burim i mirë i biotinës, avokadot parandalojnë tharjen e lëkurës dhe dobësimin e flokëve e thonjve.
Çaji jeshil - Ka përmbajtje të lartë polifenoli, që i bën shumë mirë lëkurës. Do të ishte mirë sikur të konsumonit 4 filxhanë në ditë.
Domatet - Një studim gjerman ka dalë në përfundimin se likopeni që gjendet te domatja ruan lëkurën e ekspozuar në diell.
Peshku - Përmirëson elasticitetin e lëkurës.
Vezët - Proteina ndihmon riparimin e qelizave që kanë pësuar dëmtime. Gjithashtu, veza parandalon tharjen e lëkurës.
Shega - Ndihmon lëkurën të krijojë më shumë kolagjen, gjë që çon në rigjenerimin e shpejtë.
Arra - Doni omega-3 në dietën tuaj, por nuk doni peshk? Arrat janë një burim i pasur i omega-3, që e bën lëkurën të butë.
Fasule - Një tjetër burim proteinash. Ndihmojnë në riparimin e qelizave./shije.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.