Lajmet e fundit

Në ditën e tyre ndërkombëtare dhjetëra gra në Prishtinë vendosën të mos festojnë por të marshojnë.
Ato kërkuan barazi gjinore dhe më shumë punë për femrat duke brohoritur shesheve të kryeqytetit.
Marshi i tyre përfundoi tek Kuvendi i Kosovës, ku nisën fjalimet e aktivisteve, njofton Klan Kosova.
Bashkë me aktivistët e shoqërisë civile protestuan edhe disa deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me liderin e tyre Visar Ymeri.
Kronikë nga Artiana Matoshi.