08.03.2016 · përditësuar para 3798 dite1 min lexim
8 Marsi këtë vit është shënuar me protestë dhe disa aktivitete të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës në protestë kanë qenë edhe organizata si Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Feminizmi Shqiptar, njofton Klan Kosova.
Organizimi i Protestës është bërë në kundërshtim të dhunës në baza gjinore dhe me kërkesa për barazi dhe drejtësi gjinore në Kosovë.
“Kundërshtojmë çdo formë të dhunës gjinore, duke filluar nga seksizmi dhe kultura e seksualizuar, dhuna në familje, ngacmimi seksual, dhuna ekonomike dhe emocionale”, thuhej në komunikatën e dërguar për media nga organizatorët.
“Kundër seksizmit”, “Kundër Homofobisë”, “Liri Seksuale”, “Rruga është e jona, trupi është i yni”, “Mjaftë me Arsyetime”, ishin disa nga parullat kryesore të protestës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.