Lajmet e fundit

Tepihu i kuq i Cannes pa plot bukuroshe. Por, jo të moshës së aktores Jane Fonda.
Ditë më parë ajo morri vëmendjen e audiencës kur u paraqit në tapetin e kuq me fustanin e kaltërt.
Por Fonda arriti të jetë kryefjala e mbrëmjes prapë kur u shfaqë në tapetin e kuq të Cannes me fustanin e saj të zi me një pjesë të pembe.
Ajo ka pozuar me shumë vetëbesim përpara fotografëve, me një qafore e një palë vathë që i shkonin për mrekulli me fustanin e saj glamuroz, transmeton Klan Kosova.
Fonda pavarësisht se është në një moshë të shtyrë, ende cilësohet si një nga femrat më seksi, dhe si një nga femrat që vishet më së bukuri në botën e show bizit.