15.07.2021 · përditësuar para 1844 dite1 min lexim
Një kosovar ka vdekur mesditën e sotme në plazhin e Kunes në Lezhë.
Dyshohet se 77 vjeçari i identifikuar si Zeqir Zeqo nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Që prej nisjes së sezonit turistik këtë verë shumë pushues vendas dhe turistë të huaj kanë vdekur në plazhet e Shqipërisë. Mungesa e rojeve bregdetare vijon të jetë problematikë për sigurinë e qytetarëve.
Ndërkohë, për shkak të temperaturave të larta dhe të nxehtit afrikan që ka mbërthyer Shqipërinë mjekët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin daljet në diell gjatë pikut të vapës./ TCh
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.