Juventus ka kujtuar sot 71-vjetorin e tragjedisë “Superga”, kur në 4 maj të vitit 1949, avioni që transportonte skuadrën e Torinos u përplas fatalisht me Bazilikën e Supergas në Torino.
Mesazhi përkujtimor i publikuar në faqen zyrtare të “Zonjës së Vjetër” kujtohet një nga ditët më të dhimbshme jo vetëm për futbollin italian, por dhe për atë botëror.
“Në 4 maj të vitit 1949, skuadra e ‘Torinos’ humbi jetën tragjikisht në Superga. Juventusi bashkohet për të kujtuar këta kampionë të mëdhenj”.
Pavarësisht rivalitetit të madh midis tyre, Juventusi i bashkohet dhimbjes për familjarët e të gjithë personave që vdiqën në atë aksident tragjik.
Il 4 maggio 1949 scompariva il #GrandeTorino. La Juventus si unisce al ricordo e celebra i grandi campioni coinvolti nella tragedia di Superga.