Lajmet e fundit

Gazetari i Klan Kosovës, Florent Zeqaj, gjatë kafes së mëngjesit në Ferizaj u shoqërua me një qytetar të kësaj komune, 71 vjeçarin, Ramë Veseli.
Veseli tregoi se ka punuar në kombinatin e drurit për 20 vjet, ku është marrë me mobilieri.
I veshur me kostum e me plis, 71 vjeçari këshillon përmbajtje të vetes.
“Çdo person duhet me qenë mik i vetvetes”, tha Veseli.
Tutje ai kritikoi rininë në ditët e sotme, për siç thotë ai, mungesë të edukatës dhe respektit.
“Përpara të ka qortu vllau e mixha, në ditët të thotë mos u përziej tim është djali im”.
71 vjeçari tutje u shpreh se po të hysh në një lokal ku frekuentohet nga të rinjtë, të thonë “çka po lyp ky plak këtu”
Krejt në fund, ferizajasi ceku rëndësinë e zgjedhjeve dhe dëshirën që të fitojë më i miri.