Lajmet e fundit

Helen Mirren njihet si një nga aktoret më me stil në botën e filmit.
Ndonëse ajo ka mbushur 70 vite, ajo akoma ka treguar se ka shumë stil dhe mbetet akoma një ikonë.
Mirren e cila është shfaqur në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Tokyo mori vëmendjen e të gjithëve, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte veshur një fustan tipik të ballove ngjyrë të bardhe që ishte i mbuluar me një material me lule.
Aktorja e njohur është akoma edhe shumë aktive në karrierën e saj ndonëse në këtë natë ajo ishte për të promovuar filmin e saj më të ri “Woman in Gold” që luan bashkë me Ryan Renolds.
Ndryshe Mirren ndonëse cilësohet si një femër shumë e bukur, ajo kohë më parë në një intervistë ka pranuar se nuk pëlqen këtë term dhe urren të quhet “e bukur”.