Lajmet e fundit

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha se 70 kamionë me ndihma humanitare kanë kaluar sot nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane përmes pikës kufitare Rafah.
Në deklaratën e kësaj shoqate bëhet e ditur se kamionët përmbanin ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, para sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, mesatarisht rreth 500 kamionë hynin në Rripin e Gazës çdo ditë pune.