Lajmet e fundit

Paraditen e sotme është mbajtur në Tiranë një ceremoni me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij është shprehur “krenar që flamuri shqiptar valëvitet në selinë e NATO-s prej 7 vjetësh”.
“Anëtarësimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt në rajon”, ka thënë Bushati, i cili ka falenderuar aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Ndërkohë, ministrja Kodheli ka vlerësuar se, “sot përkujtojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit”.
“Sot ushtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në Afganistan e Irak. Tashmë, misionet paqeruajtëse janë kthyer në traditë të trupave ushtarake shqiptare. Jemi në gjendje të tregojmë vlerat më të mira të një force të armatosur”, ka thënë Kodheli./shk