Lajmet e fundit

Një 7-vjeçar nga Kina, kujdeset për babanë e tij 37 vjeç që është i paralizuar. Ai gjithashtu kujdeset edhe për shtëpinë pasi nëna e tij e braktisi.
Bashkëshortja e 37-vjeçarit Tomgming, i braktisi duke marrë me vete edhe vajzën 3-vjeçare. Ata nuk kanë asnjë lajm që kur ajo u largua. Ndërkohë, 7-vjeçari Ou Yanglin është i vetmi që kujdeset për babanë e tij të sëmurë.
Për më shumë se një vit, Yanglin zgjohet në 6 të mëngjesit për të përgatitur ushqimin për babanë, para se të niset për në shkollë. Ai blen ushqimet dhe gatuan. Kur ka pushimin në shkollë, djali vrapon për të parë se si është i ati.
“Kam menduar të vetëvritem pasi më dhimbset djali kur e shikoj se sa shumë lodhet. Por, nuk e mora atë akt pasi thashë nuk duhet ta lë edhe unë vetëm”, është shprehur 37-vjeçari.
Ndërkohë, 7-vjeçari sapo ka nisur klasën e parë dhe i duhet që të gjejë një mënyrë për të fituar para. Ai pasi mbaron mësimin shkon dhe mbledh skrap dhe më pas e shet.
“Babai im ka nevojë për ilaçe, por unë nuk kam para për t’i blerë. Dua të rritem sa më shpejt në mënyrë që të fitoj më shumë. Nuk mund të jetoj pa atë”, ka thënë djali./Shekulli




