Lajmet e fundit

Aktori i njohur Richard Gere është martuar me publicsten Alejandra Silva këtë pranverë.
Por duket se tani ata janë gati të zgjerojnë familjen e tyre. Aktori 68 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35 vjeçare do të bëhen së shpejti prindër.
Të paktën kështu është raportuar në revistën britanike "The Sun", ashtu sikur edhe në disa media të tjera.
Megjithatë as ylli i “Pretty Woman” e as bashkëshortja e tij, që ka prejardhje nga Spanja, që ishin në lidhje për katër vjet para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre nuk e kanë pohuar as mohuar një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Nëse kjo del të jetë e vërtetë, ky fëmijë do të ishte i dyti për aktorin Gere pasi ai ka një djalë 18 vjeçar, Homer, me gruan e dytë Carey Lowell.
Edhe Silva ka një djalë pesëvjeçar, Alberto, nga martesa e saj e parë me Govind Friedland.
Gere dhe Silva kurorëzuan dashurinë e tyre fillimisht në muajin prill në Spanjë derisa më vonë organizuan një dasmë të dytë për familjen dhe miqtë, disa javë më vonë, në një nga pronat e aktorit në New York.
Silva në një nga intervistat e mëhershme, respektivisht atë për revistën Hello, kishte thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj shpresojnë që së shpejti të krijojnë një familje së bashku.
“Isha pak e humbur në jetë, njohja me Richard i dha kuptim jetës time. Ishte një ndjenjë sikur dikush po më afrohej për të më treguar rrugën që duhet të ndjekë”, kishte thënë ajo në këtë intervistë.