Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 68 aktakuza kundër 76 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 17 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.