Lajmet e fundit

Inspektorati sanitar i cili funksionon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës ka bërë të ditur se brenda një viti ka inspektuar 300 lokale të gastronomisë që ofrojnë shisha.
Kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, ka treguar për Kiks Kosova se Kosova nuk ka një legjislacion specifik për monitorimin e këtyre lokaleve.
Sipas tij, funksionimi i tyre monitorohet përmes ligjit të duhanit, njofton Klan Kosova.
Megjithëse kanë shqiptuar gjobra për 65 prej këtyre lokaleve, inspektorati sanitar nuk e di saktësisht nëse në këto lokale u zunë fëmijë duke konsumuar nargjilë.
https://www.youtube.com/watch?v=xvYRv5lo6SM