Lajmet e fundit

Sipas raportit ditor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 626 pacientë gjenden të shtrirë nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.
470 pacientë ndodhen me oksigjeno-terapi dhe 26 të tjerë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, gjenden të shtrirë 236 pacientë, 185 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, shkruan Klankosova.tv
Pacientët gjenden të shpërndarë nëpër klinika të ndryshme: 110 pacientë në Klinikën Infektive,36 në Klinikën e Pulmologjisë, 3 në Klinikën e Pediatrisë, 16 në atë të Gjinekologjisë dhe 71 në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive).
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, prej tyre 285 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 75 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 103 pacientë, në atë të Pejës 69 pacientë, në të Gjilanit 80, në të Mitrovicës 12 pacientë, në të Vushtrrisë 9 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt gjenden 42 pacientë me COVID-19.