Një 61-vjeçar është shpallur i zhdukur nga dita e enjte.
Bëhet fjalë për Xhemajl Beluli, i cili jeton në lagjen "Qenar Qeshme".
Për gjetjen e tij ndihmë kanë kërkuar familjarët.
Rasti është raportuar edhe në polici.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal Ismet Hashani.
"Jemi duke punuar intensivisht për gjetjen e tij. Po i grumbullojmë informacionet nga terreni, nga pamjet e kamerave, nga kontaktet me njerëzit e ndryshëm që potencialisht kanë kontaktuar me të", tha Hashani për Klankosova.tv
Familja i ka publikuar numrat e telefonit në rrjete sociale:
045/ 394-125;
049/ 580 - 563.
Ata lusin të gjithë që kanë informacione për vendodhjen e burrit që t'i kontaktojnë në këto numra të telefonit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.