Lajmet e fundit
Më 7 qershor në Kosovë arrin grupi i dytë i prej 37 vullnetarëve të Korpusit të Paqes të SHBA-ve. Me këtë, numri i përgjithshëm i vullnetarëve do të arrijë në 60.

37 vullnetarë të tjerë nga Korpusi i Paqes së SHBA-ve, do të vinë në Kosovë për të punuar si mësimdhënës nëpër shkollat fillore e të mesme të Kosovës.
Me të ardhurit e ri, numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të Korpusit do të jetë 60, të cilët, kryesisht, do të punojnë në zonat rurale të Kosovës.
“Para se të vendosen në komunitetet ku do të punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze, Vullnetarët mbajnë trajnim intensiv tre-mujor mbi gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre; pjesën teorike dhe praktike të mësimdhënies së gjuhës angleze si dhe trajnimin e obliguar mbi sigurinë dhe shëndetin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë”, shkruan në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Korpusi i Paqes filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes Jahjaga e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqes në shtator të vitit 2013./Klan Kosova.