Lajmet e fundit

13 Gushti shënon 57 - vjetorin e ndërtimit të murit që e ndau Gjermaninë për më shumë se dy dekada, transmeton Klan Kosova.
Kurora dhe lule do të vendosen në Memorialin e Murit të Berlinit.
Para kësaj, një meshë do të mbahet në Kapelën e Pajtimit, në të ashtuquajturin “ shiriti i vdekjes “ të Bernauer Strasse.
Muri ishte i gjatë 155 kilometra dhe ndante në mes qytetin e Berlinit.
Udhëheqësi i atëhershem i Gjermanisë lindore, Walter Ulbricht, tha se askush nuk kishte për qëllim ndërtimin e një muri, vetëm disa javë para se të fillonte të ndërtohej, por që shpejt u përgënjeshtruara.
Bernauer Strasse konsiderohet simbol i ndarjes gjermane.

Fotoja me famë botërore e ushtarit gjermano-lindor, i cili u hodh mbi tela me gjemba për të arritur në Perëndim menjëherë pas 13 gushtit 1961, është marrë këtu.
E njëjta gjë vlen edhe për fotografitë e njerëzve që dilnin nga dritaret e apartamenteve, ndërsa iknin nga regjimi komunist.
Rënia e Murit të Berlinit u bë më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh të ndarjës së dy Gjermanive.

