Lajmet e fundit
Huaja jashtë kanaleve bankare mësohet të ketë marrë përmasa të frikshme në Shqipëri sipas një sondazhi nga Gallup International e cila e ka bërë për Bankën Botërore dhe është pasqyruar në gazetën britanike The Guardian.

Sondazhi thotë se, 56 për qind e të rriturve në Shqipëri përdoren kanalet jashtë bankave për të marrë hua në vitet 2013-2014, një shifër kjo mjaft e lartë ne krahasim me mesataren rajonale 36 për qind. Ndërsa në botë, dy në pesë njerëz morën hua në 2013-14, raporton Monitor.
Sondazhi tregon se, 43 për qind të huave për emergjenca shqiptarët i kanë marrë nga familjet, 310 për qind i kanë marrë nga punëdhënësit dhe 25 për qind e tyre gjatë nevojave emergjente kanë përdorur kursimet. Gjithashtu sondazhi tregon se, shqiptarët anë përdorur 25 për qind të këtyre huave për shërbimet shëndetësorë, 12 për qind për arsim, 9 për qind i morën për të blerë shtëpi dhe 4 për qind e tyre për të hapur një biznes,transmeton Lapsi.al