Autobusët ushtarakë arritën të premten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Me këto mjete transportuese do të barten 55 qytetarë të Kosovës të cilët u kthyen në vendlindje nga shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës, nëpërmjet Zvicrës, njofton Klan Kosova.
Ardhja e këtyre kosovarëve që kishin mbetur jashtë kufijve të Kosovës për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, u mundësua nga ministria e infrastrukturës dhe ambientit në bashkëpunim me akterë të tjerë si brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkaq për mbarëvajtjen e këtij operacioni u përkujdesën forcat e rendit dhe ekipet e ministrisë së mbrojtjes, të cilët u panë të veshur në uniforma medicionale, si masa preventive.
Edhe në këtë port ajror u panë ekipet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
Kronikë nga Arbresha Uka.
https://www.youtube.com/watch?v=2rGsN65QLGw&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.