Lajmet e fundit

Policia e Fierit ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi është denoncuar nga bashkëshortja e tij 4 vite më e vogël për dhunë të përsëritur.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Koli Petushi, banues në fshatin Libofshë të Fierit. Bashkëshortja e 55-vjeçarit ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se është dhunuar fizikisht nga ai, shkruan shekulli.
Policia ka bërë të ditur se e shoqja e Petushit është shprehur se “ky është një veprim që i shoqi e ka bërë në mënyrë të përsëritur”.
Ndërkohë, materialet në ngarkim të 55-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.