Lajmet e fundit

Kosovarët kanë dalë kundër iniciativës rajonale "Open Balkans". Kjo doli nga një matje e fundit në opinionin publik, që u bë nga kompania e sondazheve “PIPOS”.
Në Rubikon të Klan Kosovës, sot u shpalos ky anketim, në pyetjen "A e përkrahni iniciativën rajonale 'Open Balkans'?", ku me "Jo" u përgjigjën 51.30 për qind e anketuesve.
Ndërsa, për "Po" ishin 9.50 për qind, me "Besoj që po", 18.10 për qind, me "Nuk e kam plotësisht të qartë', 14,10 për qind si dhe me "Nuk e di/refuzoj" 7.00 për qind.