Lajmet e fundit

Derisa sulmet ruse ne Mariupol të Ukrainës nuk po ndalen, po shtohen nevojat për ndihmë.
Mirëpo, Pascal Hundt, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Ukrainë thotë se kjo nuk është fare e lehtë.
''Shkuam atje me autobusë. U përpoqëm përsëri dhe përsëri. Por për fat të keq, situata rreth Mariupolit ishte shumë e rrezikshme, siguria nuk ishte e mirë, kështu që rreth 20 kilometra nga Mariupol na u desh të ktheheshim''.
Ndërsa prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka dokumentuar 5.600 raste te krimeve të luftës të kryer nga Rusia.
Kurse sipas të parit të Ukrainës, Voldymyr Zelensky qëllimi i Rusisë është tjetër.
''Katastrofa do të godasë në mënyrë të pashmangshme të gjithë, Sepse agresioni rus nuk kishte për qëllim të kufizohej vetëm në Ukrainë, vetëm në shkatërrimin e lirisë dhe jetës sonë. Por gjithë projekti evropian është një objektiv për Rusinë''.
Thirrjet për paqe i ka vazhduar edhe Papa Françesku, i cili kërkoi armëpushim për nder të Pashkëve të Ukrainës.