Lajmet e fundit

Është rritur numri i viktimave nga dy sulme të njëpasnjëshme në Irak.
Deri tani thuhet se të paktën pesëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur në sulmin me armë dhe atë me makinë bombë në qytetin jugor të Irakut, Nasiriyah.
Mediat iraniane thanë se midis viktimave kishte pelegrinë iranianë, transmeton Klan Kosova.
Në sulmin e parë, një grup personash të armatosur hynë në një restorant jashtë autostradës Dhi Qar dhe filluan të qëllonin në mënyrë të rastësishme, duke goditur së paku 50 vetë, raportojnë mediat lokale.
Pak pas këtij sulmi, dy sulmues me bomba, duke përfshirë njërin që ngiste një makinë të mbushur me eksplozivë, hodhën veten dhe makinën në ajër në një pikë kontrolli të sigurisë.
Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
Nasiriyah ka një popullsi të madhe shiite.
Shiitët dhe pakicat e tjera etnike dhe fetare kanë qenë shpesh objektiva të militantëve sunitë në Irak, përfshirë Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik.