Lajmet e fundit

Reperi amerikan 50 Cent, do të përballet me një telash të ri. Ditë më parë në njw aeroport ai e kishte ngacmuar e ishte tallur me një djalosh 19 vjeçar i cili ishte autist dhe gazeta amerikane TMZ, raporton se familja e tij po e konsideron opsionin e padisë për reperin, transmeton Klan Kosova.
Andrew Farrel 19 vjeçar, ishte në krye të detyrë së tij në aeroportin e Kentakit kur 50 cent ishte paraqitur aty duke e filmuar djaloshin dhe duke e akuzuar se ka tymosur marijuanë. Ai e ka postuar atë video në profilin e tij në Twitter.
Më pas doli e vërteta. Djaloshi ishte autist dhe po e injoronte në maksimum reperin, ndonëse e dinte shumë mirë se kush ishte ai.
Familja e Farrell po mendon që të ngrejë padi kundër 50 Cent mirëpo nuk i ka paratë e mjaftueshme që të paguajë avokatin. Djaloshi ka thënë se do të ishte në gjendje të harronte gjithçka nëse 50 Cent do t’ia jepte atij 1 milion dollarë dhe një kërkim falje ballë për ballë.