Lajmet e fundit

Curtis Jackson i njohur ndryshe si 50 Cent, ditën e martë me datë 21 korrik 2015 është shfaqur në Gjykatën Supreme në New York.
Kjo sepse ai do dëshmonte rreth një video incizimi që ai e kishte postuar nëpër rrjete sociale, transmeton Klan Kosova.
Javën e kaluar 50 Cent kishte treguar për falimentimin e tij, dhe të martën ai i ka thënë gjykatësit se ai nuk është aq i pasur sa duket.
Përderisa Forbes, në maj kishte vlerësuar se pasuria e reperit ishte 155 milionë dollarë, avokati i tij i ka thënë gjykatësit të martën se e tërë pasuria e tij është vetëm 4.4 milionë dollarë.
E kjo shumë e parave është shumë pak, sepse ai javën e kaluar u dënua me 5 milionë dollarë shpërblim për shpërndarjen e një video seksi të ish të dashurës së rivalit të tij, Rick Ross.
50 Cent u ka thënë gjykatësve që ndoshta rrjetet e tij sociale mund të jenë të mbushura me foto ku shihen “aksesorët dhe makinat e shtrenjta”, por ato nuk janë të tijat.