Lajmet e fundit

Reperi është përfshirë në një hetim kriminal pasi një person pretendon se i janë vjedhur aksesorë në vlerë prej 250 mijë dollarësh.
Robert Marin thotë se e ka takuar reperin në një klub nate dhe i ofroi atij orën dhe qaforen për shitje. Sipas Marin, 50 Cent e pranoi ofertën, por i kishte thënë që kishin nevojë për negociata rreth çmimit. Me pas ekipi i 50 Cent e kishte ftuar atë ta shihte palestrën e boksierit Mayweather, gjë për të cilën u gëzua shumë.
Por, pas mbërritjes aty, dy nga 50 burrat e ekipit te tij e kanë goditur në kokë me pistoletë dhe i kanë vjedhur aksesorët, transmeton Klan Kosova.